Për tri ditë me radhë, kjo komunë e Kosovës nuk ka shënuar asnjë rast me COVID-19 - Gazeta Express
string(80) "per-tri-dite-me-radhe-kjo-komune-e-kosoves-nuk-ka-shenuar-asnje-rast-me-covid-19"

Për tri ditë me radhë, kjo komunë e Kosovës nuk ka shënuar asnjë rast me COVID-19

Gazeta Express

28/09/2020 16:33

Në Komunën e Malishevës për tri ditë nuk është shënuar asnjë rast me COVID-19.

Komuna e Malishevës përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se vazhdojnë të mbesin aktive 8 raste me COVID-19.

Lexo Edhe:

“Pavarësisht kësaj qetësie të situatës me COVID-19 në Komunën e Malishevës, ne duhet të vazhdojmë të zbatojmë të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend. Mbani maska, mbani distancën, pastroni duart dhe maksimalisht shmangni vendet ku ka shumë njerëz, pasi vetëm kështu mund ta luftojmë këtë virus”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. /Express/