Një automjet është djegur gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen 28 nëntori në Elbasan.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina tip ‘Porsche’ me targa AA 007 NG i përket biznesmenit Elis Bahushi.
Ky i fundit është arrestuar në vitin 2018 pasi nga përgjimet telefonike rezultonte i lidhur me grupin Avdylaj nga Shijaku.
Elis Bahushi është tregtar i metrazheve dhe një prej biznesmenëve të njohur në Elbasan, pronar i një kompleksi gjigant bar dhe restorant në lagjen “28 nëntori” dhe i disa dyqaneve në lagjen “Hekurudha”. Gjithashtu, ai rezulton pronar edhe i disa makinave luksoze.
Biznesmeni ka qenë dhe subjekt i OFL-së ku më 18 gusht të këtij viti i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë.
Ai duhet të deklaronte pasurinë pasi ka qenë i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.