Sipas një exit poll-i të transmetuesit SRF, pjesa më e madhe e zviceranëve kanë votuar kundër largimit të shtetit helvetik nga marrëveshja për lëvizje të lirë me vendet e Bashkimit Evropian.
Partia Popullore e Zvicrës kërkoi referendum për marrëveshjet me BE-në, që u cilësua test i rëndësishëm i qëndrimit ndaj të huajve, të cilët e përbëjnë çerekun e popullsisë në këtë shtet, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Sipas rezultateve të pjesshme të parashikimit të këtij transmetuesi, 63 për qind e votuesve e kanë kundërshtuar largimin e Zvicrës nga marrëveshja për lëvizje të lirë, ndërsa vetëm 37 për qind e kanë përkrahur atë.
Zvicra shumë kohë më parë ka vendosur të mos i bashkohet BE-së, por ajo dëshiron qasje në zonën evropiane të tregtisë së lirë dhe dëshiron të bashkëpunojë me Brukselin në fusha si transporti, mjedisi, shkenca dhe arsimi.
BE-ja vazhdimisht i ka treguar Zvicrës se largimi i mundshëm nga marrëveshja për lëvizje të lirë do të nënkuptonte edhe tërheqje nga marrëveshjet tjera që sjellin përfitime për shtetin helvetik.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...