Një automjet ka dalë nga rruga në aksin nacional Korçë- Pogradec, afër fshatit Sovjan.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se në automjet udhëtonin shoferi me bashkëshorten e tij.
Pas përplasjes ata janë dërguar në spital për të marrë mjekim. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë.
(BalkanWeb)
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...