Pas ndarjes me të dashurën, shqiptari tenton t’i përdhunojë të ëmën, gruaja rrëfen ngjarjen - Gazeta Express
string(88) "pas-ndarjes-me-te-dashuren-shqiptari-tenton-ti-perdhunoje-te-emen-gruaja-rrefen-ngjarjen"

Pas ndarjes me të dashurën, shqiptari tenton t’i përdhunojë të ëmën, gruaja rrëfen ngjarjen

Gazeta Express

25/09/2020 21:58

Një 40 vjeçar shqiptar i identifikuar me inicialet E.S, tentoi të përdhunojë nënën e vajzës me të cilën kishte përfunduar lidhjen. Lajmin e përcjell media italiane, e cila thekson se 40 vjeçari u dënua 5 muaj me burg për persekutimin e përndjekjen e ish të dashurës së tij.

Lexo Edhe:

Por nuk përfundoi me kaq, siç raporton  Treviso Today, i riu ka tentuar të përdhunojë nënën e ish të dashurës. Ngjarja është denoncuar nga viktima, e cila është shprehur para hetuesve se 40 vjeçari e kishte ndjekur atë dhe më pas kishte tentuar ta përdhunonte poshtë ndërtesës së saj.

“Në atë moment – tha gruaja – ai më kapi krahët me forcë, duke më shtrënguar fort dhe duke më dridhur. Pastaj më kapi për krahun e djathtë,më tërhoqi zvarrë e më mbërtheu në mur, “Tani do të të përdhunoj ” përsëriste disa herë ndërsa me dorën e djathtë përpiqej të zgjidhte rripin e pantallonave. Ai më bëri presion, ndërsa preku pjesët e mia intime”, u shpreh 57-vjeçarja.

Dikush më pas ndërhyri për të ndihmuar 57-vjeçaren e cila më pas u dërgua në Repartin e Urgjencës në Montebelluna.