Shkëndija përshëndetet kryelartë nga Europa Liga - Gazeta Express
string(48) "shkendija-pershendetet-kryelarte-nga-europa-liga"

Gazeta Express

24/09/2020 21:55

Shkëndija përshëndetet kryelartë nga Europa Liga

Gazeta Express

24/09/2020 21:55

KF Shkëndija është eliminuar nga Europa Liga nga skuadra finaliste e Ligës së Kampionëve në sezonin 2018/19, Tottenham Hotspur. Në një moment, skuadra tetovarë arriti që të jetë dominuese në fushë kundër anglezëve të Spurs

Shkëndija e Tetovës është eliminuar në rrethin e tretë të Europa Ligës nga Tottenham Hotspur.

Lexo Edhe:

Ishte një ndeshje që u fillua shumë mirë nga Tottenham të cilët erdhën në epërsi që në minutën e pestë të ndeshjes.

Ishte pak a shumë një gabim në mbrojtje i Shkëndijes e të cilin e shfrytëzoi shumë mirë Erik Lamela për golin e parë.

Pavarësisht se kishte disa mundësi shënimi Tottenham nuk shënoi dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1.

Në pjesën e dytë Shkëndija e nisi shumë më mirë ndeshjen se Tottenham dhe ata barazojnë rezultatin me një gol të bukur te Nafiut në minutën e 54-të.

Pas golit Shkëndija filloi ta këtë një dominim kundër londinezëve por që nuk zgjati gjatë pasi që në minutën e 70 në skenë del jugkoreani Soon që shënon një gol pas një devijimi.

Rezultatin përfundimtar do ta vuloste sulmuesi i njohur anglez Harry Kane që shënoi gol në minutën e 80-të, për të kaluar në playoff të Europa Ligës. /GazetaExpress/