Një qytetar në Prishtinë është dënuar në vlerë prej 50 eurosh për shkak që e ka parkuar veturën në hapësirë të gjelbëruar.
Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot ka shqiptuar një gjobë për ngasësin e makinës, pasi e kishte parkuar në një hapësirë e cila ishte e ndaluar për parkim.
Drejtoria e Inspeksionit po vazhdon me shqiptimin e gjobave për të gjithë ata që nuk veprojnë në përputhje me rregullat për shfrytëzimin e hapësirës publike. /Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...