Ekspertët juridikë: Përgjegjësia për rrjedhjen e dosjeve është e Speciales - Gazeta Express
string(73) "ekspertet-juridike-pergjegjesia-per-rrjedhjen-e-dosjeve-eshte-e-speciales"

Ekspertët juridikë: Përgjegjësia për rrjedhjen e dosjeve është e Speciales

Gazeta Express

23/09/2020 20:22

Njohës të çështjeve juridike, thonë që përgjegjësia primare për rrjedhjen e dosjeve, është e ZPS-së.

Selia e saj u vendos mbi 2 mijë kilometra larg Kosovës.

Lexo Edhe:

Por, ani pse me seli në Hagë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, dy javë më parë dyshohet se  rrodhen dokumentet më të ndejshme.

Këto dokumente përfunduan në duart e krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së në Prishtinë. 

Tani më Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka nisur hetime në lidhje me rrjedhjen e këtyre dosjeve.

Për këtë çështje kanë reaguar një ditë më parë, ndërsa thonë se OVL ka për synim minimin e drejtësisë.

E për këtë komunikatë, nga njohës të çështjeve juridike, thonë se mund të jetë kërcenim ndaj Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Sipas Zekajt, përgjegjësia kryesore për rrjedhjen e këtyre dosjeve, bie pikërisht mbi Zyrën e Prokurorit të Specializuar.


Por, këtë si kërcenim, nuk po e marrin në Zyrën e Veteranëve të Luftës.

Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, thotë se është më shumë tentim për t’i frikësuar.

Gucati thotë që OVL e UCK-së dhe anëtarët e saj, po përcjellën vazhdimisht nga persona të dyshimtë.

Ndërsa sipas tij, është e pakuptimtë që të njëjtit, nuk po arrin ta kapin personat që po i sjellin këto dosje.