Grenelli afër, bëhet gati Qeveria - Gazeta Express
string(32) "grenelli-afer-behet-gati-qeveria"

Grenelli afër, bëhet gati Qeveria

Gazeta Express

21/09/2020 17:48

Qeveria e Kosovës është bërë gati për ta pritur ambasadorin Richard Grenell, që është emisar special i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi.

Grenell vjen në Kosovë bashkë me 13 zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit.

Lexo Edhe:

Ambasadori Grenell pritet ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për zbatimin e marrëveshjeve të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruara dy javë më parë në Shtëpinë e Bardhë.

Pas pak çasteve pritet të nisë takimi mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Punonjësit e Qeverisë shihen se kanë vënë maska mbrojtëse me flamurin e Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Express/