Frank Lampard e ka pranuar se Kepa Arrizabalaga e bëri një gabim trashanik në humbjen e Chelseat kundër Liverpoolit në Premierligë dhe konfirmoi se Willy Caballero do të jetë në portë në vend të tij për ndeshjen e Carabao Cup kundër Barnley këtë javë.
Trysnia ndaj Kepës është shtuar dukshëm sepse po vazhdon të bëjë gabime të pafalshme, pasi gabimi i tij ia mundësoi Sadi Manes ta dyfishoi epërsinë e Liverpoolit të dielën në Stamford Bridge, transmeton Gazeta Express.
25-vjeçari e bëri një gabim të madh edhe në ndeshjen hapëse të Chelseat në Premierligë kundër Brighton të hënën.
“Sa i përket rastit të Kepës, është një gabim i qartë, na kushtoi sepse në atë çast ne e fituam një penallti nga e cila mund ta kishim barazuar rezultatin”, tha Lampard pas humbjes së Chelseat 2:0 kundër Liverpoolit.
“Duhet të vazhdojmë të punojmë. Kepa duhet të vazhdojë të punojë, duhet ta përkrahim kjo është shumë e qartë. Por ishte një gabim i qartë nga ana e tij”, shtoi ai.
“Tani mund ta them se Willy Caballero do të luajë të mërkurën, pavarësisht se çfarë ndodhi sot”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...