Ministri i bujqësisë takon përpunuesit e qumështit, premton përkrahje të prodhimeve vendore - Gazeta Express
string(90) "ministri-i-bujqesise-takon-perpunuesit-e-qumeshtit-premton-perkrahje-te-prodhimeve-vendore"

Ministri i bujqësisë takon përpunuesit e qumështit, premton përkrahje të prodhimeve vendore

Gazeta Express

20/09/2020 19:03

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, gjatë ditës së sotme ka taktuar disa blegtorë dhe përpunues të qumështit.

Në këto takime është diskutuar për masat që po merr Qeveria drejt zgjidhjes së sfidave për këtë sektor.

Lexo Edhe:

“Fatmirësisht, të gjithë po bashkëpunojmë në këtë drejtim për të përkrahur prodhimin vendor duke ditur se tanimë fillon cikli natyror i zbritjes së prodhimit primar dhe rritjes së konsumit të qumështit dhe produkteve të tij”, shkruan Mustafa në Facebook.

“Njëkohësisht, do të vazhdojmë kontrollet në markete që ato të ndajnë qartazi produktet me yndyrë shtazore nga ato me yndyrë bimore”.