Duke nisur nga dita e nesërme në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas njoftimit të OSHEE stakim të energjisë do të ketë nga data 21 deri në 25 shtator.
OSHEE njofton se për shkak të remontit të planifikuar në NST ”Uzina Dinamo” disa zona të kryeqytetit nga ora 09:00- 13:00, për 4 orë nuk do të kenë energji elektrike.
Teksa nga nesër zonat e para që preken janë ajo pranë shinave të Trenit, Spitalit të Traumës, ish- Parkut të Autobusave, Don Bosko dhe ish- Kombinatit.
Për të vijuar më pas Paskuqan, Bathore, Kodra e Kuqe të martën, të mërkurën dhe të enjten.
Ndërsa të premten preken rrugët ”Jordan Misja”, ish- ”Uzina Dinamo”, ”Siri Kodra”, ”Don Bosko”, ”ish- Kombinati”, zona pranë UBT, Babrru dhe Kodra e Kuqe.
Njoftim i OSHEE
Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 21-25 shtator
Për shkak të remontit të planifikuar në NST “Uzina Dinamo”, në datat 21-25 shtator gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë
21 shtator
Pjesërisht: Zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit
22 shtator
Pjesërisht: Paskuqan, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor
23 shtator
Pjesërisht: Paskuqan, Bathore lagjet 2,3,5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe
24 shtator
Pjesërisht: Bathore, Paskuqan, rruga “Jordan Misja”
25 shtator
Pjesërisht: Rruga “Jordan Misja”, zona pranë ish “Uzina Dinamo”, rruga “Siri Kodra”, zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, Paskuqan, Bathore lagjet nr.2, 3 dhe 5, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe.
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...