Këshilltari i Thaçit bën hajgare me Qeveri, e quan kabinetin e Hotit “klub të valltarëve” - Gazeta Express
string(85) "keshilltari-i-thacit-ben-hajgare-me-qeveri-e-quan-kabinetin-e-hotit-klub-i-valltareve"

Këshilltari i Thaçit bën hajgare me Qeveri, e quan kabinetin e Hotit “klub të valltarëve”

Gazeta Express

16/09/2020 12:03

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi thotë se nuk ka aspak bashkëpunim mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe Presidentit. Ekipin e kryeministrit, Behramaj e ka quajtur “klub i valltarëve”.

Këshilltari i Thaçit thotë se Hoti varet nga Lista Srpska dhe se Qeveria e tij nuk dihet nëse i ka 40 vota të deputetëve shqiptarë.

Lexo Edhe:

“Mungesa e kohezionit të brendshëm, ku 40 vota shqiptare nuk dihet nëse i ka kjo Qeveri dhe fati i çdo vendimi të saj varet ekskluzivisht nga Lista Serbe, për çdokënd që i kupton pak këto procese do të duhej të ishte shumë shqetësuese. Po ashtu, mungesa absolute e përkrahjes opozitare, sipas së cilës, kryeministri me 25 mijë vota dhe Qeveria e tij nuk kanë fare legjitimitet të na përfaqësojnë, se lërë më edhe të nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme për fatin e Kosovës, sërish do të duhej të ishte shqetësuese”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i këshilltarit të Thaçit:

Sot, sigurisht as ju nuk keni kurrfarë shqetësimesh. Mua, si me dorë, krejt shqetësimet m’i hoqi ky këshilltari i kryeministrit, që na foli në emër të tij. Edhe koordinim të plotë institucional paskemi, se as këtë nuk e kisha ditur. Në fakt, kryeministri dhe klubi i valltarëve të tij janë kah e bëjnë situatën shumë shqetësuese. Nuk ka unitet brenda Qeverisë. Nuk ka kurrfarë bashkëpunimi mes Kryeministrit dhe Presidentit. Nuk ka kurrfarë bashkëpunimi mes Qeverisë dhe opozitës.

Mungesa e kohezionit të brendshëm, ku 40 vota shqiptare nuk dihet nëse i ka kjo Qeveri dhe fati i çdo vendimi të saj varet ekskluzivisht nga Lista Serbe, për çdokënd që i kupton pak këto procese do të duhej të ishte shumë shqetësuese. Po ashtu, mungesa absolute e përkrahjes opozitare, sipas së cilës, kryeministri me 25 mijë vota dhe Qeveria e tij nuk kanë fare legjitimitet të na përfaqësojnë, se lërë më edhe të nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme për fatin e Kosovës, sërish do të duhej të ishte shqetësuese.

Që nga 2014-ta jemi në qorrsokak politik për shkak të këtyre aventurave të papërgjegjshme politike. Prandaj, një marrëveshje e re, që dihet qysh tash se përfundon e pavlerë, sepse mungon uniteti politik dhe për të kërkohen 2/3 e votave në Kuvend, mjegullon dhe zvarrit edhe më shumë perspektiven tonë.

Garanca që ky këshilltari i kryeministrit Hoti i jep presidentit për dialogun është më së paku fyerje për presidentin. Ajo më së shumti është fyerje për qytetarët e vendit tonë! /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE