Rrëfimi i Donald Trumpit: Si desha ta eliminoj Assadin në vitin 2017 - Gazeta Express
string(67) "rrefimi-i-donald-trumpit-si-desha-ta-eliminoj-assadin-ne-vitin-2017"

Rrëfimi i Donald Trumpit: Si desha ta eliminoj Assadin në vitin 2017

Gazeta Express

16/09/2020 10:25

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se ka dashur ta “eliminojë” presidentin sirian, Bashar al Asad në vitin 2017, por sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, James Mattis e ka kundërshtuar operacionin.

“Isha më se i interesuar që ai të mënjanohet. Gjithçka ishte përgatitur për atë. Mattis nuk deshi ta bëjë atë. Mattis ishte gjeneral mjaft i mbivlerësuar dhe e lashë të largohet”, theksoi Trump për televizionin “Fox Neës”.

Lexo Edhe:

Tramp theksoi se Mattis ishte “lider i keq”.

“Ishte i tmerrshëm ndaj meje, ishte gjeneral i tmerrshëm”, theksoi Trump. Ai gjithashtu e akuzoi gjeneralin e pensionuar se nuk ka dashur ta fitojë Shtetin Islamik në Irak dhe në Siri.

“E hoqa qafe ISIS-in kur ai u largua. Bëra punë të shkëlqyeshme lidhur me ISIS-in, 100 për qind e hoqa qafe kalifatin”, theksoi Tramp.

Mattis dha dorëheqje nga funksioni në vitin 2018.