Rrahu fëmijët e gjithë familjen, çka ndodhi me gruan nga Podujeva - Gazeta Express
string(64) "rrahu-femijet-e-gjithe-familjen-cka-ndodhi-me-gruan-nga-podujeva"

Rrahu fëmijët e gjithë familjen, çka ndodhi me gruan nga Podujeva

Gazeta Express

16/09/2020 10:24

Policia në Podujevë ka arrestuar një grua e cila ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, e më pas edhe anëtarëve tjerë të familjes

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Podujevë, njofton policia në raportin 24-orësh.

Lexo Edhe:

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, e më pas edhe ndaj anëtarëve tjerë të familjes”, njofton policia.

Po ashtu, është bërë e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë. /Express/