Juristët e VV’së po e studiojnë marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, do ta çojnë në Kushtetuese - Gazeta Express
string(88) "juristet-e-vvse-po-e-studiojne-marreveshjen-e-shtepise-se-bardhe-do-ta-cojne-kushtetuese"

Juristët e VV’së po e studiojnë marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, do ta çojnë në Kushtetuese

Gazeta Express

11/09/2020 11:36

Sipas Liburn Aliut, marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, nga kryeministri Hoti, ka pika që e shkelin Kushtetutën. Kështu që, partia e Albin Kurtit po e konsideron që marrëveshjen e Uashingtonit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, thotë se partia e tij po e analizon marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, për të mbledhur material e për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo Edhe:

“Juristët e Vetëvendosjes duke e trajtuar, për mbledhjen e fakteve dhe dërgimit në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Aliu në konferencën për media, transmeton Gazeta Express.

Sipas deputetit, vetëm pika 7 e marrëveshjes, që flet për fizibilitetin e liqenit të Ujmanit, shkel disa nene të Kushtetutës së Kosovës.

Ndryshe, më 4 shtator, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova, e përfaqësuar nga kryeministri Avdullah Hoti, ka nënshkruar marrëveshje e cila përmban disa zotime në raport me Serbinë.

Edhe Serbia, e përfaqësuar nga presidenti i saj, Aleksandër Vuciq, ka nënshkruar marrëveshje në Shtëpi të Bardhë. /Express/