Shumat marramendëse me të cilat paguhen aktorët më të njohur të serialeve turke - Gazeta Express
string(79) "shumat-marramendese-me-te-cilat-paguhen-aktoret-me-te-njohur-te-serialeve-turke"

Shumat marramendëse me të cilat paguhen aktorët më të njohur të serialeve turke

Gazeta Express

02/09/2020 12:05

Serialet turke janë të ndjekura në mbarë botën.

Ato zgjojnë interes të madh edhe në trevat shqiptare, të cilët janë mjaft të njohur me kinematografinë turke.

Lexo Edhe:

Aktorët kryesorë të kinematografisë në Turqi duket se krenohet me pagesa të mira për rolet që luajnë.

Varësisht nga suksesi i serialit, ata mund të paguhen edhe deri në mijëra euro për episod.

Ebru Sahin dhe Akın Akınozu paguhen me nga katër dhe gjashtë mijë euro për një episod.

Tolgahan Sayisman, i njohur për shqiptarët edhe si bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi, thuhet se paguhet rreth nëntë mijë euro për një episodit “Kampioni”.

Ndërsa Engin Akyurek mbetet një fenomen i kinematografisë turke, që paguhet me jo më pak se 27 mijë euro.

Engin Altan Düzyatan është gjithashtu një prej aktorëve më të paguar pagesa e të cilit shkon nga 15 mijë deri në 30 mijë euro për një episod.

Burak Özçivit, i cili ka luajtur në “Dashuri e pafund”, thuhet paguhet më shumë se 40 mijë euro për një episod.