Muzeu i Therandës – Qindravjeçar, por i harruar - Gazeta Express
string(44) "muzeu-i-therandes-qindravjecar-por-i-harruar"

Muzeu i Therandës – Qindravjeçar, por i harruar

Gazeta Express

27/08/2020 15:22

Gazetare: Albulena Demaku

Theranda është një prej vendeve i cili pos që njihet për rrushin e shijshëm, posedon edhe një pasuri të madhe arkeologjike.

Lexo Edhe:

Vendbanimet në lokalitetin e Suharekës datojnë nga parahistoria, saktësisht nga koha e neolitit. E, dëshmi për këtë janë gërmadhat e shumta që gjenden në lokalitete të ndryshme të kësaj komune.

Mirëpo, pavarësisht vështirësive pas luftës, Theranda ka vazhduar ta ruaj traditën dhe kulturën përmes bibliotekave dhe muzeut të qytetit i cili daton që nga viti 1928-të.

Nevoja për një muze ka qenë e madhe, pasi gjetjet në këto lokalitete nga qytetarët kanë qenë të shumta.