Një email i brendshëm i Pentagonit paraqet opsione që SHBA mund të përdorë ndaj disa aleatëve të NATO-s që, sipas një zyrtari amerikan, nuk kanë mbështetur operacionet ushtarake në luftën me Iranin. Mes tyre përfshihet edhe pezullimi i Spanjës nga aleanca, si dhe rishikimi i qëndrimit amerikan për pretendimet e Britanisë mbi Ishujt Falkland, sipas Reuters.
Dokumenti shpreh pakënaqësi për refuzimin ose hezitimin e disa vendeve për t’i dhënë SHBA-së qasje, baza dhe të drejta fluturimi gjatë luftës me Iranin. Zyrtari tha se këto kushte konsiderohen “minimumi absolut për NATO-n” dhe se opsionet po diskutohen në nivele të larta të Pentagonit.
Sipas emailit, një nga idetë përfshin edhe kufizimin e vendeve “problematike” nga pozita të rëndësishme brenda NATO-s. Presidenti Donald Trump ka kritikuar aleatët për mungesë angazhimi, duke thënë se SHBA po mbante një barrë të madhe në konflikt.
Megjithatë, sipas zyrtarit, emaili nuk sugjeron tërheqje të SHBA-së nga NATO dhe as mbyllje të bazave në Evropë. Pentagonin, kur u pyet për këtë çështje, tha se administrata do të sigurojë “opsione të besueshme” për presidentin për të garantuar që aleatët të kontribuojnë më shumë.