SHBA sekuestron 4 anije iraniane me naftë - Gazeta Express
string(41) "shba-sekuestron-4-anije-iraniane-me-nafte"

SHBA sekuestron 4 anije iraniane me naftë

Gazeta Express

14/08/2020 23:43

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se ka marrë kontrollin e katër anijeve me karburant iranian që po dërgoheshin në Venezuelë.

Ky është konfiskimi më i madh që SHBA bën ndaj karburantit iranian.

Lexo Edhe:

Rreth 1.1 milion fuçi karburanti u konfiskuan “me ndihmën e partnerëve të huaj”, sipas Departamentit të Drejtësisë. Uashingtoni tha se dërgesat shkelin sanksionet e SHBA.

Ambasadori i Iranit në Venezuelë pohoi se as anijet dhe as pronarët e tyre nuk ishin iranianë.

Një gjyqtar dha ​​një urdhër për sekuestrimin e ngarkesave të naftës nga katër tankerët pasi SHBA paraqiti një padi muajin e kaluar.

Në një deklaratë të Premten, Departamenti i Drejtësisë i SHBA tha se kishte “ekzekutuar me sukses konfiskimin” e “një dërgese të karburantit multimilion dollarësh nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC)”.

IRGC është një degë e forcave të armatosura iraniane që Shtetet e Bashkuara e kanë caktuar si organizatë të huaj terroriste.

Një zyrtar i lartë amerikan i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se nuk u përdor asnjë forcë ushtarake në konfiskim.

Në vend të kësaj, tha zyrtari, SHBA kërcënoi pronarët e anijeve, siguruesit dhe kapiten me sanksione për t’i detyruar ata të dorëzonin naftën.

Aktualisht nuk është e qartë se ku ndodhen anijet: Bella, Bering, Pandi dhe Luna.

Ambasadori iranian në Venezuelë, Hojat Soltani i cilësoi raportet e konfiskimeve si “propagandë të rreme”.

“Kjo është një gënjeshtër dhe akt tjetër i luftës psikologjike të kryer nga SHBA”, shkroi ai në Twitter.