Ish-deputeti i PSD'së: Me 365 milionë euro nuk bëhet rimëkëmbja ekonomike - Gazeta Express
string(71) "ish-deputeti-i-psdse-me-365-milione-euro-nuk-behet-rimekembja-ekonomike"

Ish-deputeti i PSD’së: Me 365 milionë euro nuk bëhet rimëkëmbja ekonomike

Gazeta Express

13/08/2020 20:52

Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka thënë se shuma e ndarë nga Qeveria e Kosovës për Rimëkëmbje Ekonomike është shumë e vogël për vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu tha se edhe një autodidakt në ekonomi mund të ju mbajë leksione se me 1 milionë euro në ditë nuk mundet të bëjnë rimëkëmbje ekonomike.

Lexo Edhe:

“365 milion euro, pakoja për rimëkëmbje ekonomike për krejt vendin. Një autodidakt në ekonomi mundet leksione me i mbajt këtyre doktorave të ekonomisë që me 1 milionë euro në ditë as nuk ia nis me ri, e lere më me ba rimëkëmbje në këtë ekonomi. Go home, you are drunk”, ka shkruar Sejdiu.

E, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se Qeveria  e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka aprovuar Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.

Bajrami tha se ky program përfshinë masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

“Qeveria Hoti, në mbledhjen e sotme (dt. 13.08.2020), aprovoi Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro. Ky program përfshin masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë. Në kuadër të programit janë përcaktuar institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave, modalitetet, kriteret dhe shuma e parashikuar e mjeteve financiare”, shkruan Bajrami.

365 milion euro, pakoja për rimëkëmbje ekonomike për krejt vendin ?‍♂️.Një autodidakt në ekonomi mundet leksione me i…

Publiée par Dardan Sejdiu sur Jeudi 13 août 2020