Vetëvrasja e të riut, infermierja: Nuk kishte shqetësime, kur u ktheva në dhomë dritarja ishte e hapur - Gazeta Express
string(99) "vetevrasja-e-te-riut-infermierja-nuk-kishte-shqetesime-kur-u-ktheva-ne-dhome-dritarja-ishte-e-hapur"

Vetëvrasja e të riut, infermierja: Nuk kishte shqetësime, kur u ktheva në dhomë dritarja ishte e hapur

Gazeta Express

13/08/2020 16:37

Vetëvrasja e 29-vjeçarit të infektuar me Covid-19, i cili u vetëhodh nga kati i 3-të i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, tronditi vendin mëngjesin e sotëm (13 gusht).

Burime për Ora News, bëjnë me dije se infermierja e tij ka deklaruar në polici, se nuk ka vënë re ndonjë shqetësim nga i riu.

Lexo Edhe:

Ajo ka treguar se kishte lëvizur nga dhoma për të marrë një medikament dhe kur ishte kthyer, kishte vënë re dritaren e hapur dhe menjëherë lajmëroi kolegët e saj.