Vijon plakja e popullsisë shqiptare, lindjet bien me 8% - Gazeta Express
string(53) "vijon-plakja-e-popullsise-shqiptare-lindjet-bien-me-8"

Vijon plakja e popullsisë shqiptare, lindjet bien me 8%

Gazeta Express

12/08/2020 17:19

Ritmi i plakjes së popullsisë shqiptare vijon të mos ndalet, teksa politikat si bonusi i bebes duket se nuk kanë dhënë efekt në planifikimin familjar.

Për periudhën Prill-Qershor 2020 u regjistruan 6,124 lindje, duke shënuar një rënie me 8% krahasuar me një vit më parë.

Lexo Edhe:

Koha përkon me periudhën e izolimit të detyrueshëm të vendit, ndaj INSTAT deklaron se shifrat mund të jenë më të ulëta për shkak të mosraportimit nëpër zyrat e gjendjes civile, raporotn a2.

Për 6 muajt e parë të vitit raportohet gjithashtu një rënie e vdekjeve të regjistruara me 406 persona më pak. Deri në fund të qershorit, nga pandemia numëroheshin 63 të vdekur, ndërsa tashmë ky numër ka arritur në mbi 200 viktima, çka pritet të japë një ndikim në këto shifra gjatë muajve në vijim.

Në total, gjatë gjysmës së parë të vitit popullsia e vendit u rrit me 1146 banorë, ku kryeqyteti numëron edhe raportin më pozitiv midis lindjeve dhe vdekjeve.