Tema e virusit, megjithëse jo për atë për të cilin bota po flet sot, është trajtuar edhe në serialin “Kafeneja Jonë”, qysh në vitin 2009.
Në një nga episodet e këtij seriali, aktorët shihen me maska, derisa flasin edhe për virusin që njëri nga ta e kishte, shkruan Reporteri.
Ata kërkojnë që aktorit Fatos Kryeziu, i cili në serial luan rolin e “Kryemadhit” të mos u afrohet dhe largohen për të larë duart.
“Kafeneja jonë” për vite ka qenë një nga serialet më të popullarizuara në Kosovë, derisa disa herë është përmendur rikthimi i tij.
Së fundmi aktorët kanë konfirmuar se ata nuk do të rikthehen me projektin e shumëpëlqyer për publikun.
Sot, FiveStar Fitness ngjitet në skenën e CineStar për një mbrëmje që premton emocion, motivim dhe shumë dhurata për...