Sezon ëndrrash për Robert Lewandowskin.
Sulmuesi i Bayern Munich po shijon vitin më të mirë në karrierë, sa i përket statistikave.
Me dy golat kundër Chelseat, ai ka shkuar në 53 finalizime në sezonin 2019/20.
Derisa, ai tashmë është edhe golashënuesi më i mirë i Champions League këtë sezon me 13 gola.
Lewa duket rrugës për të fituar ‘Këpucën e Artë’ të Championsit pasi Haaland me 10 gola tashmë s’mund të shënojë më, Dortmund është jashtë Ligës së Kampionëve.
Robert Lewandowski nuk ndalet këtu, ai është bërë lojtari i parë pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit që arrin se paku 13 gola në një sezon në Ligën e kampionëve.
Rekordi i Messit është 14 gola, derisa CR7 mban tri vendet e para pasi në tri sezone të ndryshme ka shënuar 15, 16 dhe 17 gola.
Robert Lewandowski mund t’i përmirësojë këta numra në ndeshjen e radhës.
Lewa ka pas vërtet një sezon mbresëlënës, në Bundesliga ai ka shënuar 34 gola, por nuk e fitoi ‘Këpucën e Artë’ të Evropës pasi Ciro Immobile i Lazios shkëlqeu në takimet e fundit duke shënuar ndeshje pas ndeshje për ta mbyllur sezonin me 36 gola dhe për ta rrëmbyer çmimin që për 10 vite me radhë e kanë fituar Messi dhe Ronaldo. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...