Mediat italiane shkruajnë se një tridhjetë vjeçar shqiptar vdiq pasi ra nga kati i dytë i një ndërtese në Santhià (Vercelli, Itali), në të cilën ai ishte futur së bashku me një bashkëpunëtor për të vjedhur.
Raportohet se pas mbërritjes së karabinierëve, hajduti i dytë u arratis ndërsa viktima, një shtetas shqiptar, ra nga rreth nëntë metra lartësi.
Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por ai humbi jetën teksa po transportohej me helikopter në spitalin e Torinos.
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...