Ngjarje e rëndë në Pogradec/ 44 vjeçari qëllon për vdekje nënën e tij. Policia jep sqarime për krimin - Gazeta Express
string(99) "ngjarje-e-rende-ne-pogradec-44-vjecari-qellon-per-vdekje-nenen-e-tij-policia-jep-sqarime-per-krimin"

Ngjarje e rëndë në Pogradec/ 44 vjeçari qëllon për vdekje nënën e tij. Policia jep sqarime për krimin

Gazeta Express

06/08/2020 19:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, ku një 44 vjeçar ka qëlluar për vdekje me thikë nënën e tij.

Policia sqaron se krimi i rëndë u regjistrua rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, ku viktimë ka mbetur 70 vjeçarja me iniciale F.Ç.

Lexo Edhe:

Autori i dyshuar i krimit është me probleme mendore.

Njoftimi: 
Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes