Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, e ka zgjedhur formacionin ideal për ndeshjen e fundit në karrierën e vet si futbollist.
Ekipi i përzgjedhur nga ai është plot gjermanë dhe bashkëlojtarë të tij nga Real Madridi, përfshirë, Sergio Ramosin dhe mesfushorët Casemiro e Luka Modric, transmeton Gazeta Express.
“Ai është njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë të të gjitha kohëve”, tha Kroos për mbrojtësin spanjoll Ramos.
Ndërsa, yllin e tanishëm të Juventusit dhe dikur bashkëlojtarin e vet në Madrid, ai e përshkroi si: “Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur”.
Në portë, Kroos e ka zgjedhur Manuel Neuerin e Bayern Munich.
Në mbrojtje zënë vend edhe ish-bashkëlojtarët e tij në Bayer Leverkusen, Stefan Reinartz dhe Gonzalo Castro.
Nga ekipi kombëtar i Gjermanisë janë edhe Joshua Kimmich dhe Thomas Muller, si dhe i pensionuari tashmë, Miroslav Klose. /Gazeta Express/
View this post on InstagramA post shared by Toni Kroos (@toni.kr8s) on
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...