Një pacient që e kishte bërë testin për COVID-19 dhe po priste rezultatin, ka vdekur mbrëmë në spitalin e Vushtrrisë.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Spitalit, Mursel Pllana.
“Ai është testuar dhe janë në pritje të rezultatit të cilin presim ta marrim brenda 24 orëve për të ditur nëse ka qenë me COVID-19 apo jo”, tha drejtori Pllana.
Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri në të cilin po trajtohen pacientët nga Vushtrria e Mitrovica janë duke u trajtuar gjithsej 28 pacientë.
Sipas të dhënave nga spitali katër pacientë janë në intubim.
18 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa edhe 10 të tjerë janë në pritje të rezultatit.
Ndërsa nga stafi mjekësor nëntë persona janë të infektuar, ne mesin e të cilëve dy mjekë, gjashtë infermierë dhe një tjetër anëtar i stafit. /Kallxo.com
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...