Mbrojtësi i Barcelonës: Duhet të jemi tejet të përqendruar kundër Napolit - Gazeta Express
string(72) "mbrojtesi-i-barcelones-duhet-te-jemi-tejet-te-perqendruar-kunder-napolit"

Mbrojtësi i Barcelonës: Duhet të jemi tejet të përqendruar kundër Napolit

Gazeta Express

04/08/2020 12:15

Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet, nuk dëshiron të mendojë se çfarë do të ndodhë përtej ndeshjes të së shtunës kundër Napolit, për të cilën thotë se katalonasit duhet të jenë tejet të përqendruar.

Ndeshja e parë e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Napolit përfundoi me rezultat 1:1 në Stadio San Paolo dhe ndeshja kthyese do të zhvillohet më 8 gusht në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Barcelona nuk ka qenë në formën më të mirë të mundshme gjatë xhirove të fundit të sezonit në La Liga, titullin e së cilës e humbi kundër Real Madridit, ndërsa as vetë kapiteni i skuadrës, Lionel Messit, s’është shprehur optimist për gjasat e skuadrës së tij në këtë garë.

Ndërkohë, qendërmbrojtësi francez i ka motivuar bashkëlojtarët e tij të mos e humbin fokusin nga ndeshja e së shtunës për asnjë arsye, pasi që është i vetëdijshëm se ajo do të jetë një ndeshje e vështirë.

“Ne jemi të përqendruar vetëm në ndeshjen kundër Napolit, që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, ka thënë 25-vjeçari në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle Marca.

“Ne e kemi një epërsi të vogël nga ndeshja e parë, por ne duhet të luajmë mirë në Barcelonës për t’u kualifikuar në turneun në Lisbonë”.

“Ne duhet të jemi tejet të përqendruar dhe ta japim 100 përqindëshin tonë në këtë garë. Kjo s’vlen vetëm për këtë ndeshje, por për ta gjitha ndeshjet në Lisbonë, nëse kualifikohemi”. /Gazeta Express/