Filipçe: Pacientët me transplant të veshkëve janë në gjendje të mirë shëndetësore - Gazeta Express
string(80) "filipce-pacientet-me-transplant-te-veshkeve-jane-ne-gjendje-te-mire-shendetesore"

Filipçe: Pacientët me transplant të veshkëve janë në gjendje të mirë shëndetësore

Gazeta Express

04/08/2020 11:28

Dy pacientë të cilëve u është kryer transplantimi i veshkave janë në gjendje të mirë shëndetësore. Më 31 korrik u eksplantuan dy veshka nga një pacient 46-vjeçar me vdekje të konstatuar të trurit dhe u transplantuan tek një grua 35-vjeçare dhe një burrë 60-vjeçar, përcjell Gazeta Express.

Pas transplantimit, pacientët po rikuperohen në Klinikën për urologji, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Lexo Edhe:

“Pas transplantimit, pacientët po rikuperohen në Klinikën për urologji. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile, nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe kujdes nga ana e ekipit mjekësor. Jam i kënaqur që gjatë tre viteve të fundit kryem 55 transplantime, prej të cilave 10 nga dhurues i vdekur. Në valë të pandemisë së Kovid-19, vazhdojmë me realizimin e programit për transplantim. Nga fundi i majit kryem transplantimin e parë të zemrës. Me këtë, pacientët kanë mundësi të re për jetë. Mundësojmë mbrojtje cilësore shëndetësore për të gjithë qytetarët”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe.