Avokati i Ylli Ndroqit: Sulm politik pas gjyqit me kryebashkiakun Veliaj - Gazeta Express
string(71) "avokati-i-ylli-ndroqit-sulm-politik-pas-gjyqit-me-kryebashkiakun-veliaj"

Avokati i Ylli Ndroqit: Sulm politik pas gjyqit me kryebashkiakun Veliaj

Gazeta Express

03/08/2020 14:02

Avokati i biznesmenit Ylli Ndroqi ka deklaruar sot se do e ankimojnë vendimin e SPAK, që urdhëroi sekuestrimin e pasurive dhe pronave të tij.

Avokati tha se biznesmeni ka shkuar në Polici për të dorëzuar makinën që ishte në listën e pasurive të sekuestruara dhe për të kërkuar sqarime.

Lexo Edhe:

“Ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, kanë shkuar forcat operacionale për të marrë Mercedesin me të cilën po udhëtonte. Z. Ndroqi ka kërkuar që ta shoqërojë vetë makinën dhe t’i bëjnë të ditur pse po i kërkojnë makinën.

Kemi ardhur në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe na është komunikuar një vendim për vendosje të sekuestros pas një hetimi pasuror për z. Ndroqi. Ai nuk është as i ndaluar as i shoqëruar. Vetëm ka shoqëruar Mercedesin e tij dhe na është dhënë në dorë vendimi i SPAK-ut. Në afat 5-ditor do ta ankimojmë në Apel të SPAPK-ut.

“Pasuria e z. Ndroqi është e krijuar nga burime të ligjshme dhe këtë do ta provojë në të gjitha shkallët e Apelit. Pasuria është krijuar nga aktiviteti i shoqërive të tij dhe nga kreditë bankare. Ai mendon se është një sulm politik, për shkak të gjyqit tjetër që po zhvillohet me kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në vazhdim do të tregojmë se si do të vazhdojnë ngjarjet”, tha avokati.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, njoftoi më herët se ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit pas një hetimi ndaj tij.

GJKKO kështu pas hetimit të SPAK ka vendosur sekuestron për të gjitha pasuritë e tij.

Në njoftimin e SPAK thuhet se nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.