Ekspertët zbulojnë një simptomë të re të Covid-19 - Gazeta Express
string(49) "ekspertet-zbulojne-nje-simptome-te-re-te-covid-19"

Gazeta Express

22/07/2020 16:15

Ekspertët zbulojnë një simptomë të re të Covid-19

Gazeta Express

22/07/2020 16:15

Nga kolla e thatë tek humbja e shijes, këto janë disa nga simptomat e njohura të koronavirusit deri më tani. Tani mjekët kanë zbuluar se ekziston edhe një simptomë tjetër: skuqja e qiellzës së gojës, shkruan The Sun.

Mjekët nga Spitali Universitar Roman y Cajal ekzaminuan gojën e 21 pacientëve me koronavirus mes 30 marsit dhe 8 prillit.

Lexo Edhe:

Analiza zbuloi se 29% e pacientëve kishin lëndimet të zgavrës me gojë, ndërsa 83% kishin pika të vogla vjollcë, të kuqe ose kafe në gojë.

Në studimin e tyre, botuar në JAMA Dermatology, studiuesit shkruajnë: “Kjo punë përshkruan vëzhgimet paraprake dhe kufizohet nga numri i vogël i rasteve dhe mungesa e një grupi kontrolli. Pavarësisht rasteve në rritje të skuqjeve të lëkurës te pacientët me Covid-19, vendosja e një diagnoze është ende herët”.

Simptomat më të shpeshta të virusit deri më tani janë: temperaturë e lartë, kollë e thatë dhe humbje të nuhatjes apo të shijes./Gazeta Express