“Shuplakë” e BE-së për qeverinë: Ndryshimi i marrëveshjes së 5 qershorit dëmton integrimin - Gazeta Express
string(87) "shuplake-e-be-se-per-qeverine-ndryshimi-i-marreveshjes-se-5-qershorit-demton-integrimin"

“Shuplakë” e BE-së për qeverinë: Ndryshimi i marrëveshjes së 5 qershorit dëmton integrimin

Gazeta Express

16/07/2020 17:59

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (EPP, DE), Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos (S&D, PT) dhe Kryetari i Delegacionit Parlamentar për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (EPP, EL) i kërkuan Parlamentit shqiptar që të miratojë sa më shpejt marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Sipas tyre zbatimi i plotë i marrëveshjes së 5 qershorit mbi reformën zgjedhore është i nevojshëm para fillimit të negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Lexo Edhe:

Qeveria dhe opozita duhet të ruajnë konsensusin ndër-partiak

Ndër të tjera theksohet se nëse Shqipëria dëshiron të fillojë negociatat e pranimit, ajo duhet të përmbushë angazhimet e saj.

“Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor.

Ndryshimi i marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian

Çdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit.

Sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme.

Ne besojmë se Shqipëria do t’i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës.

Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë që janë të domosdoshme për të ardhmen e vendit në BE”, thuhet në deklaratë.

Shqipëria paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në BE gjatë vitit 2009, si dhe iu dha statusi i kandidatit në vitin 2014.

Këshilli vendosi të hap negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 25 mars 2020, pas propozimeve të Komisionit për një metodologji të rishikuar të zgjerimit.

Në qershor të vitit 2020, Komisioni paraqiti projekt kornizat e bisedimeve, të cilat pasi të finalizohen, do të përdoren për të negociuar anëtarësimet në BE të të dy vendeve të Ballkanit.

Shtetet Anëtare të BE-së duhet të miratojnë këto dokumente dhe Kryesia e Këshillit do t’i paraqesë ato gjatë fillimit të negociatave.

Publikimi i raporteve të zgjerimit të Komisionit Evropian për vitin 2020 është shtyrë deri në vjeshtë për shkak të pandemisë COVID-19.