Ricardo Rodriguez është kthyer në Milan, pasi PSV-ja ka vendosur të mos e blejë mbrojtësin e majtë zviceran pas përfundimit të marrëveshjes së huazimit.
PSV-ja e mori Rodriguezin në huazim në janar dhe kishte mundësi ta blinte për 4 milionë euro në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, ai u paraqit në vetëm gjashtë ndeshje pa shënuar asnjë gol dhe ka dhënë asnjë asist, por sezoni i Eredivisie përfundoi para kohe për shkak të pandemisë koronavirus.
27-vjeçari është kthyer në Milan tani, edhe pse nuk ka të drejtë të luajë në ndeshjet e mbetura të kuqezinjve në Serie A këtë sezon.
Milani pritet ta shesë atë këtë vetë, gjithsesi, me Hoffenheim, Hertha Belin dhe Eintracht Frankfurt në mesin e skuadrave të interesuara për të.
Rodriguez i ka pasur paraqitjet më të mira në karrierë gjatë kohës sa luante për Wolfsburg në Bundesligë, duke i shënuar 22 gola dhe duke e arritur çerekfinalen në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...