Thaçi edhe sot para Prokurorit Special për të tretën ditë radhazi - Gazeta Express
string(65) "thaci-edhe-sot-para-prokurorit-special-per-te-treten-dite-radhazi"

Thaçi edhe sot para Prokurorit Special për të tretën ditë radhazi

Gazeta Express

15/07/2020 11:26

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi edhe sot do të vazhdojë intervistën para Prokurorit Special në Hagë. Seanca e sotme është e treta radhazi dhe do të fillojë në ora 13:00, raporton Gazeta Express.

Thaçi të hënën dhe të martën ka qëndruar përreth gjashtë orë brenda Gjykatës Speciale ku edhe është intervistuar.

Lexo Edhe:

Dje, presidenti Thaçi pas daljes nga Gjykata nuk u prononcua për media, ndryshe nga dita e hënë ku pas daljes nga intervistimi tha se “ishin bërë vetëm këmbimet e teknikaliteteve midis avokatit dhe prokurorit të Hagës”.

Më 24 qershor 2020 në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar publikuan një aktakuzë me dhjetë pika kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli. Kjo aktakuzë ishte dorëzuar pranë Dhomave të Specializuara më 24 prill 2020.