Mijëra njerëz në pjesë të ndryshme të Bjellorusisë kanë protestuar dhe janë përleshur me policinë pasi rivalit kryesor të presidentit Aleksander Lukashenka iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të martën se pesë kandidatë janë regjistruar për zgjedhjet e 9 gushtit, përfshirë presidentin e tanishëm, i cili e ka udhëhequr vendin e Evropës Lindore që nga viti 1994, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, ky komision gjithashtu njoftoi se jashtë listës ka mbetur Viktar Babryka, ish-menaxher bankar, që tashmë ndodhet në burg nën akuza për të cilat ai thotë se janë të motivuara politikisht.
Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve, Lidziya Yarmoshyna, tha se Babaryka nuk është regjistruar në listën e kandidatëve për shkak se janë gjetur shpërputhje mes të ardhurave të tij dhe deklarimit të pronave si dhe për shkak se një organizatë e huaj ka marrë pjesë në fushatën e tij, ndonëse nuk dha hollësi të tjera.
Nga këto zgjedhje u diskualifikua edhe Valer Tsapkala, biznesmen i njohur dhe ish-ambasador i Bjellorusisë në Shtetet e Bashkuara.
Ndaj këtyre vendimeve ka reaguar shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ai tha: “Përjashtimi në dukje arbitrar i kandidatëve e kufizon mundësinë për popullin bjellorus që ta shprehin vullnetin e tyre dhe tashmë minon integritetin e përgjithshëm dhe natyrën demokratike të zgjedhjeve.”
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...