Koronavirusi dhe gruaja mund ta çojnë Robert de Niron drejt falimentimit - Gazeta Express
string(72) "koronavirusi-dhe-gruaja-mund-ta-cojne-robert-de-niron-drejt-falimentimit"

Koronavirusi dhe gruaja mund ta çojnë Robert de Niron drejt falimentimit

Gazeta Express

12/07/2020 23:22

Pavarësisht se është aktori më i paguar në botë, me një fitim prej 96 milion dollarësh vetëm midis qershorit 2019 dhe qershorit 2020 , sipas listës People With Money, Robert De Niro thotë se është në prag të falimentimit.

Shkaku? Kriza globale e lidhur me pandeminë, e cila do të ndikonte dukshëm në financat e tij, dhe një rast divorci nga gruaja e tij, Grace Hightower, e cila ankohet për kufizimin e limitit për të tërhequr nga karta e saj e kreditit nga 100 mijë në 50 mijë dollarë në muaj.

Lexo Edhe:

Gruaja, me të cilën De Niro ka pasur një marrëdhënie të trazuar që nga viti 1997, duke bërë kërkesë për divorc në vitin 2018, gjithashtu ka bërë të ditur që fëmijët e tyre janë dëbuar nga pasuritë e patundshme ku superylli i Hollivudit po kalon izolimin.

Juristët që merren me çështjen, megjithatë, kanë nënvizuar se si shkurtimi i disponueshmërisë financiare mujore të gruas është për shkak të vështirësive reale financiare të De Diro, e cili për shkak të pandemisë pësoi një humbje të rëndë të lidhur me mbylljen e aktiviteteve të tij, zinxhiri i restoranteve Nobu dhe Hotel Greenwich.

Caroline Krauss, avokati i De Niro, i shpjegoi gjykatës sesi aktori humbi 3 milion dollarë vetëm në muajin prill dhe 1.87 milion në muajin maj.

Avokati i gruas së tij, Kevin McDonough, megjithatë, u përgjigj në një mënyrë po aq paramenduese: “De Niro po përdor pandeminë për të ulur paratë që i detyroheshin zonjës Hightower.” Gjyqi aktualisht është duke u zhvilluar.