Në lidhje me vendimin e Turqisë për të rikthyer “Shën Sofinë” apo Kishën e Urtësisë së Perëndisë, në xhami, është komentuar edhe nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, e quan vendimin një veprim tragjik, që minon shpresën më të madhe të epokës, bashkekzistencën e feve dhe qytetërimeve.
“Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore.
Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve”, shprehet Janullatos.
Të premten, Dhoma e Lartë në Turqi mori vendimin për ndërrimin e statusit të kësaj ndërtese, duke argumentuar se në tapinë origjinale, Shën Sofia është një xhami.
Për presidentin Recep Tayyip Erdogan, kjo është përmbushje e një prej premtimeve të tij gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar.
Ky vendim ka nisur një debat të ashpër edhe jashtë Turqisë