11 mijë bimë kanabisi në Shkodër, ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari - Gazeta Express
string(66) "11-mije-bime-kanabisi-ne-shkoder-ekstradohet-nga-spanja-26-vjecari"

Lajme

Gazeta Express

03/05/2026 11:44

11 mijë bimë kanabisi në Shkodër, ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari

Lajme

Gazeta Express

03/05/2026 11:44

Një 26-vjeçar është ekstraduar nga Spanja pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare i akuzuar për kultivimin e 10 900 bimëve narkotike në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, në vitin 2023 në Shkodër.

Ndaj Algert Zenelit gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “The Wanted”.

Akuzohet për kultivimin e 10 900 bimëve narkotike, në vitin 2023, në territorin e Shkodrës, ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Spanjë, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit A. Z., 26 vjeç, banues në Milot.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet dyshohet se gjatë vitit 2023, në fshatin Kir, Njësia Administrative Pult, si dhe në disa zona të tjera në afërsi të fshatit Theth, në territorin e Shkodrës, ky shtetas, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, ka kultivuar 10 900 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Madrid, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekstradimi i këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement