Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar mbrëmjen e së premtes (10 korrik) në Elbasan.
Burime bëjnë me dije për Ora se bëhet fjalë për një burrë dhe një grua rreth 50 vjeç.
Paraprakisht dy rastet janë përcaktuar gjatë ekzaminimit të mushkërive më skaner.
Po ashtu, raportohet se ka dyshime që dy rastet e reja të jenë infektuar në Spitalin e Elbasanit.
Si pasojë e gjendjes së rënduar të frymëmarrjes, një prej të infektuarve u dërgua drejt spitalit infektiv në Tiranë.
Drejt Infektivit është dërguar një nga personat që u konfirmua në mbrëmje si dhe një tjetër i konfirmuar më herët gjatë ditës.
Në raportin ditor mëngjesin e sotëm, gjatë 24 orëve në Shqipëri u shënuan 90 raste të reja ndërsa 2 persona fatkeqësisht humbën jetën.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...