Testohet stafi i Onkologjisë, dy mjekët me COVID-19 në gjendje stabile - Gazeta Express
string(69) "testohet-stafi-i-onkologjise-dy-mjeket-me-covid-19-ne-gjendje-stabile"

Testohet stafi i Onkologjisë, dy mjekët me COVID-19 në gjendje stabile

Gazeta Express

09/07/2020 15:30

Drejtori i Klinikës Onkologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi ka folur për dy mjekët e prekur nga Coronavirusi dhe mënyrën e trajtimit të tyre.

Ai tha se këta mjekë janë në fazën e rikuperimit, duke shtuar se janë testuar edhe pjesa tjetër e stafit të Onkologjisë dhe se janë në pritje të rezultateve.

Lexo Edhe:

“Janë dy mjekë të prekur dhe janë vetëizolim. Ata janë mirë dhe përpos që kanë pasur lodhje edhe pak temperaturë, dhe janë në fazën e rikuperimit”.  

“Janë bërë testimi i pjesës tjetër të stafit dhe jemi duke i pritur rezultatet”.

“Pjesa tjetër e stafit nuk kanë shenja, por mund të jenë të sëmurë asimptomatik dhe shpresojmë që të mos kemi probleme”, shtoi Kurtishi.

Aktualisht numri total i rasteve pozitive është 4 100 raste nga 26 425 persona të dyshimtë në virus, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./EO/