Kur majmuni i vërsulet gjoksit së vizitores - Gazeta Express
string(43) "kur-majmuni-i-versulet-gjoksit-se-vizitores"

Kur majmuni i vërsulet gjoksit së vizitores

Gazeta Express

08/07/2020 22:35

Një majmun shokoi një turiste që kishte ardhur t’i frekuonte pjesët pyjore në Bali të Indonezisë.

Jill Porter, 38-vjeçare, qëndronte e ulur derisa majmuni kurreshtar iu vendos në preher dhe tentoi ta zhvishte atë, siç shihet në pamjet e regjistruara nga një prej miqve të saj, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Lexo Edhe:

Majmuni me bisht të gjatë më pas vazhdon edhe t’i kapë flokët dhe t’ia largojë pantallonat e shkurtra.

Klipi 23-sekondësh është bërë viral për shkak të pazakonshmërisë dhe ka marrë komente ndër më qesharaket.

Videoja u ngarkua në rrjetin social ‘TikTok’ dhe mori më se 170 mijë shikime.