Ngasësi i një autobusi në jugperëndim të Francës ka pësuar vdekje klinike, pasi që është rrahur prej pasagjerëve, që refuzonin t’i mbanin maskat.
Shoferi në Bayonne kishte refuzuar t’i lërë disa njerëz – që nuk kishin bileta dhe nuk po bartnin maska – të hypnin në autobus të dielen mbrëma, shkruan BBC.
Shoferi, rreth 50-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda, pasi që e kanë goditur vazhdimisht.
Ai është shpallur i vdekur klinikisht të hënë.
Sipas “France Bleu”, një numër personash janë arrestuar, derisa shërbimet e autobusëve rajonalë po hasin në vështirësi të mëdha, pasi që shoferët po refuzojnë të shkojnë në punë.
Maskat janë obligative në këtë pjesë të Francës.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...