Një grua e moshuar ka kërcyer nga një ndërtesë në Prishtinë pak pas orës 19:00. Sipas policisë ajo është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi sipas të cilit, rasti ka ndodhur në Mati 1.
“Sot më, 05.07.2020 rreth orës 19:20, policia është njoftuar se një person, (femër e moshuar) ka kërcyer nga një ndërtesë në Prishtinë (mbrapa furrës “Qerimi 3”). Pos, policisë aty ka dal edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë dërguar me shenja jete për në QKUK”, ka thënë Kasniqi.
Policia po merret me ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe me rrethanat si ka ndodhur rasti.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...