Greqia vendosi të mbyllë kufijtë me Serbinë nga data 6 korrik deri në 15 korrik.
Sipas medies serbe Novosti, këtë e ka konfirmuar vetë Ministri i Turizmit Rasim Ljajic.
Ndërkohë mediet greke shkruajnë se qeveria e ka marrë këtë vendim për shkak të shqetësimeve të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Bazuar në analizën e të dhënave epidemiologjike, u vendos që të ndërpritet hyrja e qytetarëve serbë në Greqi nga të gjitha pikat e hyrjes pa përjashtim.
Ndalimi do të hyjë në fuqi nesër, e hënë, 6 korrik, në 6 të mëngjesit, dhe do të zgjasë deri më 15 korrik, tha qeveria greke në një deklaratë.
Siç u shtua, përjashtim nga ky rregull janë udhëtarët me “arsye të veçanta” të cilëve do të lejohen të hyjnë në Greqi.
Kujtojmë që Serbia shpalli gjendjen e emergjencës në vend ditën e premte (3 korrik) duke rikthyer dhe njëherë masat kufizuese për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...