Tifozët e Liverpoolit e kanë kritikuar Bernardo Silvan, pasi ylli i Manchester Cityt refuzoi t’i duartrokasë lojtarët e Liverpoolit gjatë gardës së nderit për nder të kampionëve të rinj të Anglisë, të enjten në Etihad.
Manchester City e kishte konfirmuar se do ta priste Liverpoolin me gardë të nderit në Etihad, pasi disfata e djemve të Pep Guardiolës kundër Chelseat të enjten e kaluar ia siguroi Liverpoolit titullin e kampionit, transmeton Gazeta Express.
Skuadra e Manchester Cityt e mbajti fjalën të enjten dhe lojtarët e Liverpoolit u mirëpriten në fushën e lojës me gardë të nderit para fillimit të ndeshjes.
Megjithatë, mesfushori Bernardo Silva nuk iu bashkëngjit bashkëlojtarëve të tij t’i duartrokasë lojtarët e Liverpoolit. Në vend të kësaj, ai shihet duke pirë nga shishja e tij e ujit, gjë që i ka zemëruar tifozët e Liverpoolit.
Bernardo Silva was having absolutely none of that guard of honour for Liverpool ?❌ pic.twitter.com/Be0lsk5OcZ
— Metro Sport (@Metro_Sport) July 2, 2020
Manchester City e mposhti Liverpoolin në këtë ndeshje me rezultat bindës 4:0, falë dy golave të shënuara nga Raheem Sterling dhe golave të Kevin de Bruynes dhe Phil Fodenit. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...