Xhafer Gashi: Obiliqi ka 13 raste aktive me koronavirus dhe 29 të shëruar - Gazeta Express
string(74) "xhafer-gashi-obiliqi-ka-13-raste-aktive-me-koronavirus-dhe-29-jane-sheruar"

Xhafer Gashi: Obiliqi ka 13 raste aktive me koronavirus dhe 29 të shëruar

Gazeta Express

02/07/2020 23:48

Në Komunë e Obiliqit sonte janë paraqitur tri raste të reja me coronavirus.

Kryetari i Komunës Xhafer Gashi thotë se rastet e raja janë persona që kanë pasur kontakt me personat e prekur më herët.

Lexo Edhe:

“Nga fillimi i pandemisë në Komunën e Obiliqit janë bërë 112 teste nga të cilat 42 persona kanë rezultuar pozitiv. Për momentin 13 raste janë aktive ndërsa 29 raste janë shëruar”.

Gashi thotë se për fat të mirë nuk ka pasur raste të panjohura dhe janë identifikuar të gjitha burimet e infeksioneve.

“Ne në vazhdimësi jemi duke hulumtuar rastet dhe varësisht nga dyshimet i rekomandojmë për testim në QKUK”, tha ndër të tjera Xhafer Gashi nw RTV Dukagjin.