Makina aksidenton këmbësorin tek “Rruga e Kavajës”, dërgohet me urgjencë në spital - Gazeta Express
string(79) "makina-aksidenton-kembesorin-tek-rruga-e-kavajes-dergohet-me-urgjence-ne-spital"

Makina aksidenton këmbësorin tek “Rruga e Kavajës”, dërgohet me urgjencë në spital

Gazeta Express

02/07/2020 9:02

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku i plagosur ka mbetur një këmbësor. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në rrugën e Kavajës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet E.Z., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin me inicialet H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Lexo Edhe:

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.