Thuhet se asgjë nuk mund të krahasohet me emocionet e forta të dashurisë dhe lidhjes emocionale që ndjen secili prind kur sheh fëmijën e sapolindur.
Gazetare: Vjosa Haxhijaj
E pas 9 muajve pritjeje, nuk mund të mos e dashurosh qysh në shikim të parë një krijesë krejtësisht të brishtë. Por me dashurinë e madhe përballe fika, përgjegjësia e kujdesi, raporton emisioni #gjesi në T7.
Kur jemi tek kujdesi, masazhi dhe uji nënkuptojnë qetësi të plotë për të gjithë fëmijët.
Për shumë prind të rinj, qëndrimi mbi ujë i fëmijës së tyre mund të duket jo i sigurt, por në fakt është krejtësisht e kundërta.
Pos tjerash, presioni i ujit ka ndikim shumë të rëndësishëm në funksionimin e organeve të brendshme të bebes suaj.
Këto aktivitete ndikojnë edhe në sistemin kardiovaskular, rrisin oreksin dhe rregullojnë gjumin e fëmijëve.